Kthehu lart

12-vjeçari shënon 3 gola në 2 ndeshje për kombëtaren U-16 të Gjermanisë

12-vjeçari shënon 3 gola në 2 ndeshje për kombëtaren U-16 të Gjermanisë GazetaExpress

Babai i futbollistit 12 vjeç, i cili i shënoi tri gola në dy ndeshje për kombëtaren U-16 të Gjermanisë, i ka hedhur poshtë dyshimet rreth moshës së vërtet të të birit.

Youssoufa Moukoko, i lindur në Kamerun, shënoi një gol ndaj Austrisë të hënën e kaluar, ndërsa dy të tjera ndaj po të njëjtës kombëtare të mërkurën në fitoren e gjermanëve prej 2-1, transmeton Express.

Po ashtu, ai i ka shënuar 13 gola në pesë ndeshje për grupmoshat U-17 të Borussia Dortmund.

“Menjëherë pas lindjes e kam regjistruar në ambasadën gjermane në Yaounde”, ka thënë babai i tij Joseph.

“Kemi certifikate gjermane të lindjes”, ka shtuar ai.

Sipas certifikatës zyrtare të lindjes, Moukok u lind më 20 nëntor 2004 në Kamerun.

Federata e Futbollit e Gjermanisë ka thënë se dokumentet e Moukok janë në rregull. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 12:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • “La Liga është liga më e vështira në botë”

      “La Liga është liga më e vështira në botë” 0

    Të tjera