Kthehu lart

Zhvillohen dronë për luftimin e sëmundjeve që përhapen nga mushkonjat

Zhvillohen dronë për luftimin e sëmundjeve që përhapen nga mushkonjat GazetaExpress

Dronë të cilët shpërndajnë mushkonja sterile nëpër hapësira të mëdha janë duke u zhvilluar në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e sëmundjeve siç mund të jetë malaria.

Mushkonjat meshkuj sterile nuk mund të prodhojnë pasardhëses kur çiftëzohen me mushkonjat femra.

Duke u grumbulluar ndaj mushkonjave meshkuj të tjerë, ulin numrin e popullsisë së mushkonjave.

Kjo metodë ka funksionuar mjaft mirë në kontrollimin e popullsisë se disa insekteve.

Mirëpo shpërndarja e tyre nëpër zonat ku nuk ka rrugë është e vështirë, andaj organizata teknologjike WeRobotics është duke zhvilluar dronë që mund të kryejnë këtë punë.

Kjo ide do të vihet në funksion në vitin 2018.

    Data: 22 Nentor 2017 05:49
    Autori: GazetaExpress
    • Kafja ul rrezikun e dy sëmundjeve vdekjeprurëse

      Kafja ul rrezikun e dy sëmundjeve vdekjeprurëse 0

    Të tjera