Kthehu lart

Ushqimet të cilat depërtojnë direkt në qelizat e trurit tuaj

Ushqimet të cilat depërtojnë direkt në qelizat e trurit tuaj GazetaExpress

Dihet se një dietë e duhur e pasur me fibra, proteina dhe vitamina të nevojshme për organizmin ndikon shumë edhe në aspektin mental. Disa nga këto ushqime natyrale të cilat rrisin performacën e trurit janë:

Tumeriku

Tumeriku ka një përbëres aktiv, që ka potencial ta thejë barrierën në mes gjakut dhe trurit, dhe të depërtojë në qelizat më të thella të trurit. Ky përbërës ka veti antioksidante dhe anti-inflamatore dhe zbutë simptomat e Alzheimerit duke pastruar pllakat amiloide të cilat shkaktojnë këtë sëmundje – shkruan FoodPrevent, transmeton Gazeta Express

Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë të gjithë antioksidantët e nevojshëm për ta mbrojtur trurin nga radikalet e lira. Por ato gjithashtu pëmbajnë zink, hekur dhe magnez të cilët ndihmojnë në përmirësimit e aftësive të të mësuarit dhe memories. Mungesa e këtyre përbërësve shkakton çrregullime të lidhura me shëndetin mental.

Portokalli

Portokalli njihet për sasinë e lartë të vitamins C, e cila është është antioksidant që zbutë dobësimin e aftësive mentale gjatë plakjes, duke zvogëluar disa probleme qe lidhen me depresionin. Produktet tjera të cilat kanë një sasi të lartë të vitaminës C janë domatet, kivi, luleshtrydhet etj.

Vezët

Vezët përmabjnë vitaminën B6 dhe B12.Mungesa e këtyre vitaminave shkakton pasoja të ngjashme me ato të depresionit. Vitamina B12 njihet edhe për aftësinë e sintetizimit të disa kimikaleve në tru dhe balancimin e sasisë së glukozës në tru.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ka një përbërës i cili përmban kafeinë, dhe antioksidantë. Këta përbërës ndikojnë në zbutjen e simptomave të plakjes së trurit, dhe përmirësojnë aftësitë e të mësuarit. Kështu që, në çfarëdo kushtesh ju nuk keni më asnjë arsye t’ia mohoni vetes të hani një pjesë çokollade të zezë.

Përktheu: Endrina Ramabaja/ Gazeta Express

    Data: 09 Mars 2019 13:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera