Kthehu lart

Si ndikon alkooli në trurin tuaj?

Si ndikon alkooli në trurin tuaj? GazetaExpress

Mbi 86% e njerëzve mbi moshën 18 vjeçare konsumojnë alkool. Megjithëse konsumimi jo i tepruar i alkoolit nuk shkakton probleme, abuzimi me të mund të ketë pasoja të tmerrshme.

Që nga momenti kur ne e konsumojmë një pije alkoolike, trupi jonë e absorbon atë. Depërtimi i alkoolit në organizëm,  së pari bëhet me anë të qelizave absorbuese të lukthit, duke kaluar më pas në gjak me anë të së cilit depërton nëpër pjesë të tjera të tupit. Alkooli arrinë të depërtojë në  tru pas 5 minuta dhe jep efektet e tij pas 10 minutave.

Por si ndikon alkooli në tru?

Alkooli ndërhyn në shumë procese të trurit duke ndikuar në mënyrën se si truri e përcepton një informacion. Stadet e konsumimit të alkoolit janë:

Euforia – Kjo është faza e parë kur alkooli hyn dhe afekton trurin, duke rritur sasinë e dopaminës- hormonit që sjellë një ndjenjë kënaqësie.

Depresioni dhe humbja e memories – në momentin kur sasia e alkoolit prezent në gjak kalon 0.005 ml, indet e trupit fillojnë të absorbojnë një sasi më të madhe të tij, me ç’rast euforia kalon në depresion.

Eksitim – në këtë fazë, kur sasia e alkoolit në gjak veqse ka kaluar 0.09 deri 0.25 ju jeni zyrtarisht të dehur. Lobi oksipital, temporal dhe frontal janë përgjegjës për simptomat që përjetohen gjatë kësaj faze siç janë: të pamurit e mjegulltë, vështirësi në shqiptimin e fjalëve dhe mungesë kontrolli.

Konfuzion – Në këtë fazë preket cerebellumi. Ju do të keni nevojë për ndihmë për të qëndruar në këmbë ose për të ecur. -  Shkruan NorthËesternMedicine, transmeton Gazeta Express.

Koma – Kur alkooli arrinë vlerën 0.35 në gjak, ju jeni të rrezikuar të kaloni në komë- një gjendje e pavetëdijshme e trurit dhe bllokim i të gjithë mekanizmave motorikë.

Vdekja – sasia e alkoolit në gjak mbi 0.045 mund të çojë në vdekje, pasiqë organizmi juaj është plotësisht i helmuar dhe truri nuk arrinë ta kontollojë këtë gjendje.

    Data: 09 Mars 2019 16:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera