Kthehu lart

Shtypeni këtë pikë në dorë nëse i keni këto probleme shëndetësore

Shtypeni këtë pikë në dorë nëse i keni këto probleme shëndetësore GazetaExpress

Stresi është karakteristikë e pashmangshme e jetës. Askujt nuk i pëlqen dhe çdo njeri, po të mundte, me prekjen e një butoni do ta ndalte menjëherë.

Hmm, por çfarë nëse ekziston një “buton” i tillë të cilin nuk e dimë? Nëse jeni ndër personat që besojnë në teknikën e mjekësisë alternative të quajtur akupunkturë, atëherë ky artikull mund të jetë i duhuri për ju.

Disa studime kanë treguar se akupunktura trajton një numër të lartë të problemeve shëndetësore, përfshirë marramendjet, dhimbjet, dhimbjet e kokës dhe stresin.

Ka një numër të madh të pikave të shtypjes përgjatë trupit që ndërlidhen me lirimin e stresit. Vetëm aplikoni shtypjen, bëjuni masazh çdo pike, relaksojeni trupin dhe përsëriteni këtë nëse është e nevojshme. 

Kjo është metoda standarde e rekomanduar nga ekspertët në UCLA Center për mjekësinë jug-perëndimore, shkollë mjekësore integruese që ka zhvilluar teknika duke u bazuar në praktikat e mjekësisë tradicionale kineze.

He Gu

Gjejeni pikën më të lartë të muskulit kur gishti i madh dhe gishti tregues janë së bashku dhe bëni masazh për katër deri në pesë sekonda.

Kjo pikë e shtypjes përdoret për trajtimin e stresit, dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të dhëmbit dhe dhimbjeve në qafë.
 

    Data: 14 Shtator 2017 12:24
    Autori: GazetaExpress
    • Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet?

      Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet? 0

    Të tjera