Kthehu lart

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë GazetaExpress

Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në një restorant keni thyer një gotë pa dashje, e keni parë se fytyra merr një ngjyrë të kuqe. Por çfarë ndikon që fytyra juaj të ndërrojë ngjyrë?

Skuqja është rezultat i veprimit të sistemit simpatik të trurit. Kur ju përjetoni një ndjenjë emocioni, turpi apo gëzimi, trupi juaj prodhon adrenalinë, një stimulues natyral, i cila shkakton zgjerimin e venave të gjakut duke bërë që gjaku të qarkullojë më shpejtë, zemra të rrahë më fortë dhe bebëzat e syrit të zgjerohen . 

Disa njerëz skuqen më shume se të tjerët, dhe kjo varet nga përgjigja e e trupit ndaj situatave të ndryshme.

Ndaj hormonit adrenalinë, përgjigjen vetëm vena në disa pjesë të caktuara të trupit, gjë e cila e shpjegon faktin që skuqja ndodhë vetëm në fytyrë, përkatësisht në faqe.

A ka ndonjë mënyrë për ta ndaluar skuqjen?

Praktikisht nuk ekziston një mënyrë për ta ndaluar këtë proces. Sistemi nervor simpatik nuk është i vullnetshëm, andaj nuk mund të kontrollohet. Kjo shpjegon faktin që kur ne tentojmë të skuqemi, ky proces nuk është i mundur dhe as i vullnetshëm – shkruan Insider, transmeton Gazeta Express.

Eritrofobia- është frika apo fobia ndaj skuqjes, e cila i detyron disa njerëz t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për t’i prerë disa nerva në shtyllën kurrizore të cilët janë përgjegjës për skuqje. Kjo procedurë quhet Simpatektomi Endotorakale. /GazetaExpress

    Data: 11 Mars 2019 11:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera