Kthehu lart

Ndikimi i ujit në lëkurë? Hulumtimet e fundit do t’ju zhgënjejnë

Ndikimi i ujit në lëkurë? Hulumtimet e fundit do t’ju zhgënjejnë GazetaExpress

Gjatë gjithë kohës ne kemi menduar që uji ndikon direkt në lëkurë duke e përmirësuar atë, mirëpo disa studime shkencore të bëra së fundmi e kanë hedhur poshtë këtë teori, raporton Gazeta Express.

Një lëkurë e pastër dhe pa njolla është ëndrra e çdo femre. Përderisa shumë prej tyre bëjnë shpenzime marramendëse për produkte dhe trajtime të lëkurës, disa femra pohojnë se kanë një recetë të thjeshtë për ta mbajtur atë në formë të mirë - H2O. Ato thonë se formula kryesore për një lëkurë të shëndetshme është përdorimi i sasisë së lartë të ujit gjatë ditës.

Edhe pse dihet që konsumimi i sasisë së lartë të ujit ka shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut, ka ende shumë pak evidenca shkencore të cilat tregojnë që ai ndikon direkt në mirëqenien e lëkurës.

Një klinikë e dermatologjisë, bëri disa studime dhe gjeti vetëm një rast në të cilin konsumimi i shumtë i ujit kishte ndikuar në pastrimin e lëkurës. Rezultatet u publikuan në Revistën e Shkencave Kozmetike, duke ardhur në përfundim që përdorimi i 2.25 litra ujë në ditë për dy javë rresht ndikoi në pastërtinë dhe përmirësimin e tenit të lëkurës. Mirëpo studimet e bëra nga grupe të ndryshme të hulumtuesve ishin kontradiktore duke përfunduar në rezultate të ndryshme – shkruan Healthwellness, transmeton Gazeta Express

“Në lëkura të shëndetshme, konsumimi i ujit nuk ka rezultuar as në përmirësimin dhe heqjen e rrudhave për arsye se uji nuk e arrinë shtresën sipërfaqësore të lëkurës me ç ‘rast nuk ndikon në të”, tha Dr.Frey – dermatolog.

Në përgjithësi, konsumimi i lartë i ujit ka një efekt shumë pozitiv duke ndikuar në përmirësimin e problemeve të pjesës së brendshme të organizmit, por ende nuk është parë një evidencë shkencore për të dëshmuar që ai ndikon direkt në pastrimin apo hidratimin e lëkurës./GazetaExpress/

    Data: 12 Mars 2019 11:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera