Kthehu lart

Mënyrë natyrale për zbutjen e thembrave

Mënyrë natyrale për zbutjen e thembrave GazetaExpress

Jeta moderne, këpucët e papërshtatshme, qëndrimi për orë të tëra me këpucë veshur etj, shumëherë na i dëmton këmbët e sidomos thembrat si një nga pjesët më të ndjeshme të shputës

Por për secilin problem kemi zgjidhje. Përkrah kremërave të shumta që eksiztojnë nga markat e njohura, ka gjithashtu edhe mënyra të tjera krejtësisht natyrale por edhe shumë efektive për rregullimin e thembrave.

Ne ju sjellim një recetë shumë të thjeshtë për zbutjen e thembrave tuaja.

Ju nevojiten:

5 lugë të mëdha sodë buke

shampon flokësh, i trashë

Disa pika limon

Përdorimi:

Para se të filloni procedurën, mbushni një kovë me ujë të nxehtë dhe mbani këmbët tuaja në të për 5 minuta.

Në një enë përzieni përbërësit fort derisa të përfitoni një masë homogjene.

Më pas aplikojeni masën në këmbët tuaja duke u bërë masazh njëkohësisht.

Nëse thembrat tuaja janë shumë të forta atëherë fërkoni ato butësisht me një brushë.

Krejt në fund shpërlani me ujë dhe pastaj lyeni këmbët me kremë.

Soda e bukës nuk është një produkt shumë i mirë vetëm për thembrat e forta, por poashtu eliminon aromat e pakëndshme, ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve dhe poashtu lufton infeksionet fungale./sovrani.info

    Data: 15 Dhjetor 2017 03:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera