Kthehu lart

Mënyra e duhur për t’u kujdesur për thonjtë

Mënyra e duhur për t’u kujdesur për thonjtë GazetaExpress

Thonjtë janë ndër fiksimet e femrave, të shumta janë ato që i duan të bukura por që asnjëherë nuk arrijnë ti rrisin sepse kanë probleme të ndryshme.

Thyhen shpejt, janë të butë, çahen, nuk kanë shkëlqim.

Një gjë është e rëndësishme, duhet ti njohim mirë thonjtë tanë. Po, sepse ekzistojnë pesë lloje thonjsh, dhe të zbuloni se cilës kategori i takoni, ju ndihmon në hapat e mëtejshëm për zgjatjen e tyre.

Thonj të thatë

Përdorni vajin e ullirit të paktën dy herë në javë, duke i masazhuar me kujdes secilin thua. Kjo ndihmon në forcimin e tyre.

Thonj të brishtë

Kanë nevojë për shumë hidratim. Thonjtë e brishtë duhen hidratuar në mënyrë që të mos dobësohen më shumë nga sa janë shkruan Noa.

Thonj të dëmtuar

Nëse thonjtë thyhen lehtësisht dhe kanë vështirësi në rritje, nën lëvoren e tyre mund të ketë një problem serioz. Të paktë janë ata që e dine, por në natyrë ekzistojnë disa lloje shqetësimesh që vijnë prej thonjve, ndaj për këtë duhet një kontroll urgjent te mjeku.

Thonj të butë

Personat që i takojnë kësaj kategorie nuk kanë përse të shqetësohen. Thonjtë e tyre janë të butë sepse janë shumë të hidratuar. Përdorni sa më shumë doreza kur kryeni punë dhe i mbani duart pak më larg ujit.

Thonj normal

Kush ka fatin të ketë këta thonj mund të vazhdojë të jetojë e qetë pa përdorur asgjë për ta.

Tani që mësuat se në cilën kategori ndodheni, mund të vazhdoni më tej.

Si t'i rrisni

Që të rrisni thonjtë shpejt, është e mjaftueshme të pini sa më shumë ujë, ose edhe të përdorni multi vitamina që stimulojnë rritjen e tyre.

E nëse ulni përdorimin e sheqrnave do të keni një plus më shumë për rritjen e tyre.

Përsa i takon manikyrit, ai e forcon thoin, por duhet ti kaloni dy shtresa, jo vetëm një dhe më pas kaloni edhe shkëlqyesin.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 18:20
    Autori: GazetaExpress
    • Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet?

      Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet? 0

    Të tjera