Kthehu lart

Mami apo babi, cila është fjala e parë që thotë fëmija dhe nga varet ajo

Mami apo babi, cila është fjala e parë që thotë fëmija dhe nga varet ajo GazetaExpress

Mami apo babi? Babi apo buka? Nga çfarë varet fjala që fëmija do të thotë për herë të parë?

Ja cilat janë disa hipoteza të hedhura kohët e fundit të cilat janë tepër interesante. Sipas disa studimeve të kryera në Universitetin “Indiana” në SHBA, f jala e parë e fëmijës ka lidhje më tepër me një objekt që fëmija shikon më shpesh, dhe jo me fjalën që ai dëgjon më shpesh.

Si e justifikojnë ata këtë fakt? Sipas tyre fëmijët e kuptojnë një apo disa fjalë që përdoren në një diskutim të caktuar, por kjo ndodh në një moshë më të avancuar dhe kryesisht nga muaji 18-36. Ky është momenti që ata do të përfshihen dhe tërhiqen më tepër nga bisedat.Por ajo që shohin? Sipas këtyre studiuesve fjalët e para të fëmijës janë të lidhura me objektet apo personat që ata shohin më shpesh. Pra pamja vizive do të ketë një ndikim tepër të madh pasi i ndihmon ata të kenë një memorie më të mirë lidhur me atë objekt.

Ç'rëndësi ka momenti i ushqyerjes? Duke qënë se ambienti në të cilin fëmija do të ushqehet zakonisht përbëhet nga një numër i kufizuar objektesh, ai do ta ketë më të lehtë t’i fiksojë dhe përdorë. Pra aspekti viziv ka një rëndësi shumë të madhe në të folurin e fëmijës.Përse fëmija vonon të flasë? Këta studiues mbështesin edhe një teori tjetër që ka lidhje me vështirësinë e fëmijës në të folur. Sipas tyre kjo mund të vijë si pasojë e aftësive jo të zhvilluara mirë të fëmijës në lidhje me njohjen e tyre.

Një ndihmë për fëmijët autikë: Nëse do të kuptojmë mënyrën si fëmija e fiton aftësinë e të folurit, do të krijohet një mundësi e madhe edhe për të ndihmuar fëmijët me probleme. Tek fëmijët autikë, një vështirësi është marrja e informacionit relativ në lidhje me objektet. Është shumë e rëndësishme terapia.

    Data: 23 Nentor 2017 09:16
    Autori: GazetaExpress
    • Kafja ul rrezikun e dy sëmundjeve vdekjeprurëse

      Kafja ul rrezikun e dy sëmundjeve vdekjeprurëse 0

    Të tjera