Kthehu lart

Kjo nënë pa tmerrin me sy kur e pa që qumështi i gjirit të saj kishte ngjyrë trëndafili

Kjo nënë pa tmerrin me sy kur e pa që qumështi i gjirit të saj kishte ngjyrë trëndafili GazetaExpress

Gruaja australiane, po ushqente vajzën e saj 16- muajshe kur pa që qumështi i saj kishte ngjyrë tjetër u alarmua, shkruan Daily Mail

Një nënë gjidhënëse për pak sa nuk pësoi ‘sulm në zemër’ kur pa që qumështi i saj i gjirit kishte marrë ngjyrën e një trëndafili të ndritshëm.


Ajo ishte shumë e shqetësuar por pastaj e kuptoi se qumështi e kishte kthyer ngjyrën e pazakonte pasi që ajo kishte ngrënë një sandviç sallatë që përmbante panxhar dhe një lëng që përmbante perimet ngjyrë vjollcë.
Në këtë mënyrë edhe urina e vajzës së vogël kishte marrë thuajse ngjyrë të njejtë, ngjyrë trëndafili.

Më pastaj ajo e kuptoi se dreka e saj e madhe e panxharit kishte ndikur në ngjyrën e gjirit të saj.
“Sot kam ngrënë një pjesë të madhe të panxharit dhe ky ishte rezultati përfundimtar. Derisa e mësova arsyen për pak sa nuk pësova sulm në zemër”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

    Data: 12 Mars 2018 10:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera