Kthehu lart

Kafeina mund t’i ndihmojë pacientët të zgjohen më shpejt pas anestezionit

Kafeina mund t’i ndihmojë pacientët të zgjohen më shpejt pas anestezionit GazetaExpress

Kafeina mund t’i ndihmojë pacientët të zgjohen më shpejt pas anestezionit të përgjithshëm, sugjeron një studim i kafshëve.

Minjve të rritur iu dha një përqendrim prej 3 për qind të një anestezie të përgjithshme për një orë për t’i simuluar efektet e një procedure të shkurtër kirurgjikale, transmeton Koha.net. Gjatë 10 minutave të fundit të ekspozimit anestetik, ata e morën ose një injeksion të kafeinës ose një solucion kripe.

Eksperimenti u përsërit tri herë me sasi gjithnjë e më të larta të kafeinës. Secilën herë, minjtë në grupin e kafeinës u zgjuan më shpejt se të tjerët. Në dozën më të lartë, minjtë në grupin e kafeinës u zgjuan 55 për qind më shpejt sesa grupi i kontrollit.

Studiuesit thanë se kafeina duket se e shkurton kohën e zgjimit prej anestezionit në dy mënyra.

Kafeina i rrit nivelet e adenozinës monofosfat ciklike, ose cAMP, një komponentë e cila e rregullon funksionin qelizor. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se një rritje në nivelet e cAMP e përshpejton zgjimin nga anestezioni i përgjithshëm, thanë hulumtuesit.

Kafeina gjithashtu vepron si antagonist i receptorit të adenozinës. Aktiviteti i sistemit nervor ngadalësohet kur adenozina lidhet me receptorët e saj, duke shkaktuar përgjumje. Kafeina e pengon këtë lidhshmëri, sipas autorëve të studimit, përcjell Koha.net.

Studimi, i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Chicagos, u publikua online kohët e fundit në Journal of Neurophysiology.

Është e rëndësishme të mos harrojmë se gjetjet në studimet e kafshëve shpesh nuk arrijnë të prodhojnë rezultate të ngjashme tek njerëzit.

    Data: 14 Shtator 2017 01:44
    Autori: GazetaExpress
    • Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet?

      Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet? 0

    Të tjera