Kthehu lart

Hodhi uthull në një fetë buke, kështu zbuloi një truk që të gjithë duhet ta dini

Hodhi uthull në një fetë buke, kështu zbuloi një truk që të gjithë duhet ta dini GazetaExpress

Uthulla është padyshim një nga përbërësit më të dobishëm që gjendet në kuzhinë. Por, me disa hile të vogla ju mund ta përdorni atë edhe jashtë saj sepse funksionon për mrekulli.

Aromatizon koshin e plehrave

Nëse dëshironi që koshi i plehrave të mbajë aromë të freskët, hidhni pak uthull në një fetë bukë dhe vendoseni brenda koshit përgjatë natës. Të nesërmen, të gjitha aromat e pakëndshme do të jenë neutralizuar.

Zhbllokoni lavamanin

Në mënyrë që të pastroni lavamanin e bllokuar, hidhni një filxhan uthull dhe ½ filxhan sodë bukë në të. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe problemi juaj u zgjidh sa hap e mbyll sytë.
Pastron mbetjet e ngjitura

Ju mund të pastroni mbetjet ngjitëse me uthull. Kështu, hidhni pak uthull në zonat ku keni hedhur produkte ngjithëse dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Pastrojeni dhe nuk do të shihni asnjë grimcë pisllëku.

Eliminon mizat e frutave

Tani mund t’i hiqni qafe mizat e frutave vetëm duke përdorur uthull molle. Mbushni një gotë me uthull dhe mbulojeni me një qese plastike. Bëni disa vrima të vogla dhe mizat do të përfundojnë të gjitha në të.
Ju shpëton nga rrudhja e rrobave

Kombinoni uthullën me ujë në raportin 1 me 3 në një shishe spraji. Spërkatni me të rrobat e rrudhosura dhe rezultatet do t’ju mahnisin.

    Data: 13 Shtator 2017 17:47
    Autori: GazetaExpress
    • Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet?

      Përse shërbejnë qeset e vogla, të cilat i merrni bashkë me veshjet? 0

    Të tjera