Kthehu lart

Skivi verifikon llogarinë në Instagram

Skivi verifikon llogarinë në Instagram GazetaExpress

Reperi Skivi është i fundit deri më tani që e ka verifikuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Ai këtë gjë e ka konfirmuar përmes një video të hedhur në këtë rrjet social.

Instagrami është njëri prej rrjeteve sociale që më të madhe ka filluar verifikimin e personave të njohur në rrethe të ndryshme shoqërore të shteteve të caktuara dhe në këtë rast hynë edhe Kosova.

Skivi përmes kësaj video dhe ka falënderuar edhe emra që e kanë ndihmuar atë në këtë verifikim.

Ai e ka përmendur një djalosh me emrin Blero dhe Albert Krasniqin, i cili më parë ishte mik dhe menaxher i tij në Babastars.

Dihet se Alberti me BabaStars i kanë ndarë moti rrugët, apo ndoshta Skivi e ka pas fjalën për ndonjë Albert tjetër e jo për Albert Krasniqi, pasi që nuk ka përmendur mbiemër të këtij personi. /GazetaExpress/


Verified by @bleroszitate
A post shared by SKIVI (@skivi_official) on
    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Mars 2018 20:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera