Kthehu lart

Sabriu e Ermali marrin rrugë së bashku (Foto)

Sabriu e Ermali marrin rrugë së bashku (Foto) GazetaExpress

Të dy janë ndër këngëtaret më të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahu dhe djalin e tij këngëtarin Ermal Fejzullahu, transmeton Gazeta Express.

Pas shumë angazhimeve në sezonin veror, edhe dy artistët kanë gjetur pak kohë për njëri-tjetin.

Së fundmi babë e bir kanë marrë rrugë së bashku për në Dubrovnik. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ermali përmes një fotografie që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram.

“E ku ka ma mire se me marr rruge me babë.... Dubrovnik me Sabrianon”, kishte shkruar Ermali.

Ndërkohë nuk kanë munguar komentet e shumta nga fansat e tyre.

“Ma te mirt jeni,Eh lumi ti Qe e ki baben knaqu knaqu”, “Respekte zoti ju ruajte..”, “Shume bukur babe e bir”, “Mete vertet jeni familje perfekte zoti ju ndihmoft inshaAllah”, ishin vetëm disa nga komentet që i kishin lënë fansat.


Kujtojmë, projekte të shumta i kanë bërë bashk babë e bir./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Shtator 2017 10:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera