Kthehu lart

Rita me traditë tipike shqiptare, i uron babait ditëlindjen me foto nga fëmijëria

Rita me traditë tipike shqiptare, i uron babait ditëlindjen me foto nga fëmijëria GazetaExpress

Besnik Sahatçiu, babai i Rita Orës po feston sot ditëlindjen.

Rita ka pastuar një fotografi shumë të ëmbël nga fëmijëria e saj për t'i uruar babait ditëlindjen.

Ajo në foto shihet me një tabak në dorë derisa po shërben kafe, ndërsa babai i saj Besniku po e pret i ulur në kolltuk.

Në fustan të kuq dhe si një grua e rritur, Rita shfaqet duke qeshur në foton e bukur, shkruan Gazeta Express.

Rita ka shkruar në urim: "Urime ditëlindja babi. Ti je miku im i ngushtë, heroi im dhe partneri im në krime dhe ti ende kërkon nga unë që të të bëj kafe. Dëshiroj që të kem edhe shumë vite tjera për të të bërë kafe".

Përveç Ritës, edhe motra e saj Elena i ka uruar Besnikut ditëlindjen me një foto nga fëmijëria./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 15:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera