Kthehu lart

Përqafohen kunatat e famshme, fotoja 'qetëson' internetin

Përqafohen kunatat e famshme, fotoja 'qetëson' internetin GazetaExpress

Ka kohë që po përflitet se kunatat e famlijes mbretërore, Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk i kanë raportet aspak të mira mes tyre.

Në një vit shumë gjëra kanë ndryshuar dhe gjatë Commonwealth Day Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shfaqur ‘ndryshe’.

Ashtu siç e thotë protokolli të dyja kanë shkëmbyer një puthje në hyrje të Westminster Abbey, më pas secila në vendin e saj. 

Bashkëshortja e William në rresht të parë së bashku me Mbretëreshën, Carlon dhe Camillan. Bashkëshortja e Harry prapa, në lot, por jo për faj të kunatës së saj, por nga emocionet.

Vitin e kaluar Middleton ishte shtatzënë dhe e qeshur si gjithmonë kishte pritur të fejuarën e Harry-t te hyrje, për të hyrë të gjithë së bashku në kishë.

Këtë vit Markle është në muajin e tetë të shtatzënisë, është bërë bashkëshortja e Princit dhe me kunatën e saj marrëdhëniet janë të ngrira.

Por ashtu siç e do protokolli të dyja kanë shkëmbyer një përqafim dhe një puthje.   

Gjatë ceremonisë kanë qenë njëra pas tjetrës, Kate e veshur me të kuqe, një pallto e përdorur edhe herë tjetër nga Dukesha e Cambridge, ndërsa Meghan është shfaqur me një pallto të bardhë. 



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 12:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera