Kthehu lart

Pas shumë hiteve të fundit, këngëtari shqiptar lajmëron se do të shkëputet nga muzika

Pas shumë hiteve të fundit, këngëtari shqiptar lajmëron se do të shkëputet nga muzika GazetaExpress

Këngëtari i hitit “Si Bugatti” ka sqaruar edhe arsyet që e “detyruan” të marrë një vendim të tillë.

Ditën e djeshme Skerdi Ago njoftoi shkëputjen nga kompania diskografike “Redbox”, pjesë e së cilës ka qenë prej kohësh bashkë me Gjikon.

Ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur një tjetër lajm nga këngëtari i njohur, i cili ka lajmëruar se do të shkëputet për një periudhë kohe nga muzika.

Këngëtari i hitit “Si Bugatti”, ka postuar një status në profilin e tij personal në Instagram, ku ka sqaruar edhe arsyet që e “detyruan” të marrë një vendim të tillë.

Skerdi është shprehur se për muzikën ka sakrifikuar shumë gjëra ndaj tani ndaj ka zgjedhur të vijojë i vetëm. Ai shkruan se do të bëjë pushim për një farë kohe deri në përgatitjen e projekteve të reja, kur të jetë momenti i tij.

Muzika- Gjëja që kam dashur që në fëmijëri. Kam sakrifikuar shumë për të, madje kam qëndruar larg familjes për të arritur ëndrrën time, pa e ditur nëse do mund ta realizoja. Megjithatë, mendoj që kam arritur në një pikë që kam dashur, të paktën deri sot, duke ju falenderuar të gjithë bashkëpunëtoreve të mi, atyre që më hapën shumë rruge dhe besuan në mua. Sot, kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund. Nuk jam shprehur kurrë kaq drejtpërdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj për pak kohë në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur rikthehem. Do shihemi shumë shpejt me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im. Falenderoj secilin nga ju që më keni dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar pavarësisht vështirësive që ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni të qëndroni me mua. I juaji Skerdi”- shkruan në postimin e tij këngëtari.

View this post on Instagram
Muzika - Gjeja qe kam dashur qe ne femijeri. Kam sakrifikuar shume per te, madje kam qendruar larg familjes per te arritur endrren time, pa e ditur nese do mund ta realizoja. Megjithate, mendoj qe kam arritur ne nje pike qe kam dashur, te pakten deri sot, duke ju falenderuar te gjithe bashkepunetoreve te mi, atyre qe me hapen shume rruge dhe besuan ne mua. Sot, kam zgjedhur te vazhdoj vetem dhe ta kompletoj endrren time, deri ne fund. Nuk jam shprehur kurre kaq drejtperdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj per pak kohe ne menyre qe te jem shume energjik atehere kur rikthehem. Do shihemi shume shpejte me projekte dhe gjera te reja, atehere kur eshte momenti im. Falenderoj secilin nga ju qe me keni dhene mbeshtetje dhe force per te mos u dorezuar pavaresisht veshtiresive qe ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni te qendroni me mua. I juaji SKERDI!!! ????
A post shared by S K E R D I (@skerdiago) on
    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Mars 2019 17:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera