Kthehu lart

Mike apo rivale...? Oriola Marashi ka diçka për t'i thënë Elvana Gjatës

Mike apo rivale...? Oriola Marashi ka diçka për t'i thënë Elvana Gjatës GazetaExpress

Elvana Gjata është rikthyer me anë të një video të publikuar nga aktori Ermal Mamamqi në rrjetet sociale.

Pas afro një viti larg ekraneve shqiptare Elvana Gjata do të rikthehet në ‘Xing’. Ajo shfaqet plot humor në këtë publikim dhe duket se ja ka mbajtur mjaft mirë lojën Ermalit.

Teksa jep ‘leksione’ për një jetesë të shëndetshme, në fund të videos ajo tregon se si ha një copë torte me dorë.

Kjo video është komentuar gjatë dhe si të mos mungonte dhe modelja e lakuar pafund Oriola Marashi ka një koment për situatën komike të krijuar nga dy miqtë e ngushtë.

Oriola ka shumë simpati përkëngëtaren e hitit ‘Forever is over’ dhe kjo lexohët qartë në komentin e sja.

‘Shumë dashuri për të’ shkruan modelja sexy në komentin drejtuar Elvanës.

/Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 19 Janar 2018 17:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera