Kthehu lart

'Me lot në sy..' Këngëtarja shqiptare rrëfen humbjen e vëllait të vetëm

'Me lot në sy..' Këngëtarja shqiptare rrëfen humbjen e vëllait të vetëm GazetaExpress

​ Këngëtarja e famshme e muzikës popullore shqiptare, Maja Aliçkaj, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli” në “Report Tv”. 

Këngëtarja ka rrëfyer një nga momentet më të trazuara në jetën e saj dhe ka qenë pikërisht humbja e vëllait të vetëm.

Ngjarja e hidhur në familjen e këngëtares ndodhi në dhejtorin e vititi të shkuar dhe për këtë arsye ajo është tërhequr nga jeta aktive dhe nga koncertet. Me lot në sy këngëtarja ka treguar se pavarësisht dhimbjes duhet të ringrihesh.

“Jam tërhequr goxha nga fatkeqsia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla...”-është shprehur e prekur Maja./ Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Mars 2018 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera