Kthehu lart

Linda Rei dhe Enca bëhen bashkë në një mënyrë të çuditshme

Linda Rei dhe Enca bëhen bashkë në një mënyrë të çuditshme GazetaExpress

Këngëtarja Enca Haxhai ka njoftuar së fundmi se është në prag të publikimit të një kënge të re. ​

Ndër fansat që janë duke e pritur me padurim është Linda Rei, transgjinorja e shumë përfolur. 

Enca tërhoqi shumë vëmendjen sot me një foto të postuar në Instagram ku tregonte gishtat e mesit ndërsa zbuloi kështu edhe look-un e saj për videoklipin që po vjen.

Ndërsa Linda Rei me të njëjtën veshje si Enca dhe duke treguar gishtat e mesit ka pozuar njësoj si këngëtarja.

"Dua, Enca", shkruan Linda teksa "Dua" i referohet titullit të këngës së re të Encës që pritet të publikohet së shpejti.

Ndërkohë në videot në vijim të publikimit Linda shfaqet duke kënduar këngën 'Ciao' të Encës. Më parë nuk dihej ky fiksim i Lindës për Encën. /Gazeta Express/ 


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 17 Janar 2018 23:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera