Kthehu lart

Linda Halimi publikon fotografinë e parë të vajzës

Linda Halimi publikon fotografinë e parë të vajzës GazetaExpress

Këngëtarja Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo na prezanton fillimisht me vogëlushen Kaimana, duke postuar një foto me të në Insta Story, të cilën e fshiu vetëm pak minuta më pas. 

Lindita i ka mbuluar fytyrën vogëlushes në të dyja fotot e publikuara të të sapolindurës, e cila tashmë ka profilin e saj të Instagram-it. Këngëtarja shqiptare bëri dhe një deklaratë: “Fakt interesant: Në videoklipin ‘Murda’ kam qenë 2-muajshe shtatzënë”.

Pavarësisht se në fillim të pritjes së ëmbël, nga vëzhgimi i klipit do të kuptoni që muskujt e barkut të Linditës nuk mund t’i shikoni dot dhe këngëtarja as nuk është munduar ta fshehë. 

Ishte bashkëshorti i saj, i cili bëri publik lajmin e gëzuar, pasi postoi një foto me vajzën e sapolindur të pagëzuar me emrin Kaimana. Kjo e fundit në gjuhën havaiane do të thotë “fuqia e oqeanit”.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 15:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera