Kthehu lart

Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë

Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë GazetaExpress

Këngëtarja Linda Halimi, e cila është martuar me amerikanin Davon Edwards është bërë nënë e një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin Kaimana

Linda Halimi është bërë nënë.

Këngëtarja kosovare, e njohur për zërin e saj të fuqishëm, e cila doli nga show talentet e Shqipërisë, është bërë nënë për herë të parë sonte e një vajze.

Vajza është pagëzuar me emrin Kaimana, shkruan GazetaExpress.  

Lajmin e ka bërë të ditur Davon Edwards në Facebook i cili ka shkruar:

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të ju njoftojmë se jemi bërë me vajzë. Ne jemi absolutisht të lumtur dhe mezi presim që ta dërgojmë atë në shtëpi. Gruaja kishte një shtatzëni të shëndetshme. Faleminderit për urimet!”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/              

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Mars 2019 23:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera