Kthehu lart

Ledri Vula zyrtarizon lidhjen...Kapet mat në dasmë me të dashurën

Ledri Vula zyrtarizon lidhjen...Kapet mat në dasmë me të dashurën GazetaExpress

Pikërisht 1 vit më parë dolën lajmet se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re me një vajzë të quajtur Sara që jeton në Bremen të Gjermanisë.


Reperi prej kohësh nuk ishte parë më me Sarën gjë që kishte lënë dyshime se ata nuk janë më bashkë.

Por mbrëmë Ledri ka pasur një dasmë dhe aty ka qenë i ftuar së bashku me të dashurën.

"Blitz.al" ka publikuar dy foto ku në njërën prej tyre çifti shihen bashkë duke biseduar. Fakti që kanë shkuar bashkë në dasmë lë të dyshohet se gjërat janë bërë familjare mes çiftit.

Ledri nuk e ka bërë ende publike lidhjen me Sarën, ashtu si edhe lidhjet e tjera që gjithnjë ka dashur t'i mbajë larg syrit të publikut.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 18 Mars 2018 10:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera