Kthehu lart

Kim mbledhë sozitë e saj për foton fantastike

Kim mbledhë sozitë e saj për foton fantastike GazetaExpress

Shumë Kim Kardashian në një vend.

Kim Kardashian mblodhi gjithë sozitë e saj për setin e ri fotografik dhe fotot janë wow.

Në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të syzeve nga “Carolina Lemke”, Kim Kardashian ka pozuar përkrah disa sozive të saj dhe në pamje të parë, të gjitha duken si 38-vjeçarja.

Po të shihni foton e mëposhtme, vajzat në jetën reale nuk i ngjajnë shumë Kim-it, mirëpo për hir të setit fotografik look-u i tyre është përshtatur shumë me atë të bukuroshes.

Aq shumë sa mund të themi se kemi mbetur totalisht të befasuar. 

Duken kopje të njëra-tjetrës, me vetëm pak ndryshime të vogla. Po ashtu, po t’i shikosh fotot me vëmendje, modelet e përzgjedhura edhe trupin e kanë si Kim-i. Me të vërtetë WOW!

Me siguri të njëjtin mendim ndani edhe ju!

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 13:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera