Kthehu lart

Kim e “pushton” ballinën e Elle me foto provokative

Kim e “pushton” ballinën e Elle me foto provokative GazetaExpress

Kim Kardashian ka bërë atë që di më së miri

Bukuroshja është paraqitur kësaj here shumë seksi në revistën e njohur Elle ku ka diskutuar për të qenit nënë e një vajze e cila ka lind për mes një nëne surrogate, dhe pse burri i saj ka nevojë për “vëmendje” më të madhe.

Brenda pak viteve ne e kemi parë që nëna me një orar shumë të zënë megjithatë ka arritur t’i kryej edhe detyrat e saj si nënë e tre fëmijëve – vajzës North, djalit Saint dhe të sapolindurës Chicago.

E për të qenit nënë dhe për punën e saj, Kim Kardashian ka folur në një intervistë të gjatë për revistën e njohur Elle, ku ka folur për karrierën, fëmijën nga një nënë surrogate dhe planet e saj për ta zgjeruar familjen e saj.

Pasi ka folur për atë se si ajo dhe burri i saj Kanye zgjodhën gjininë e fëmijës së tyre të tretë, pasanikja është shprehur edhe për ndonjë fëmijë të katër duke shtuar se do të jetë pak e sfiduese për të vendosur për këtë gjë. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Mars 2018 20:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera