Kthehu lart

Jolie, shton edhe një tatuazh në trup

Jolie, shton edhe një tatuazh në trup GazetaExpress

Angelina Jolie ka treguar se ka rritur koleksionin e tatuazheve në shpinë pasi është paraqitur me një fustan të çelur në premierën e Dumbo

Ajo ka marrë famë për tatuazhet e saj interesante në trup të cilët kalojnë së paku 20 tatuazhe.

Angelina Jolie ka treguar se në shpinën e saj ka shtuar volumin e tatuazheve gjatë paraqitjes me një fustani ngjyrë të bardhë në premierën e filmit Dumbo në kinemanë El Capitan në Los Angeles.

Aktorja e bukur (43) është dukur sensacionale në këtë ngjarje përderisa është paraqitur në tepihun e kuq më gjashtë fëmijët e saj, transmeton GazetaExpress.

Dizajni i Angelines përfshin edhe një citat të Tennessee  Williams, një budist dhe koordinata gjeografike se ku kanë lindur fëmijët e saj.

Tri tatuazhet e saj më të mëdha në shpinë janë ato të vitit 2016-mantra antike budiste poshtë shpatullave të saj, një tempull në qendër të shpinës,poshtë saj një dizajn që njihet si Yantra, që besohet se punohet për fat të mbarë.

Poshtë këtyre është një foto e madhe e tigrit të Bengalit të cilën ajo e ka bërë më 2004 për ta festuar shtetësinë e Kamboxhias. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 20:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera