Kthehu lart

Gruaja me këmbët e fryra që po “çmend” Instagramin

Gruaja me këmbët e fryra që po “çmend” Instagramin GazetaExpress

Një grua me këmbë shumë të trasha po përdor Instagramin për t’i thënë të gjitha femrave që ta duan trupin e tyre, pavarësisht se ai nuk është perfekt.

30-vjeçarja Carmen Smith, banore në Kaliforni, ka duruar përgjatë gjithë jetës komentet tallëse të njerëzve, pasi këmbët e saj janë shumë të trasha për shkak të limfedemës.

Ajo i ka fshehur këmbët për vite të tëra, por tashmë ka nisur të pozojë me të brendshme për 48 000 ndjekësit e saj në Instagram.
 
“Jemi të gjithë ndryshe nga njëri-tjetri dhe ndryshimi na bën të bukur”, thotë Smith.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Mars 2018 09:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera