Kthehu lart

Gold AG së shpejti me një baladë dashurie, bashkëpunim me Burakun

Gold AG së shpejti me një baladë dashurie, bashkëpunim me Burakun GazetaExpress

Reperi i njohur Gold AG nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte të reja.

Për të gjithë fansat e tij, Goldi së shpejti pritet të publikojë një projekt të ri, që do të jetë një baladë dashurie, transmeton Gazeta Express.

“Urime ditëlindjen”, titullohet projekti  i ri, i cili do të jetë në bashkëpunim me Burakun nga grupi ‘Fama”.

Dy artistët e njohur tashmë veçse kanë finalizuar projektin dhe janë duke u marr me xhirime të klipit, të cilat janë duke u realizuar në Tiranë.

Videoklipi realizohet nga Max Production.


“Medvegja” titullohet projekti i ri nga Goldi i cili u publikua para dy muajsh në rrjetin social të videove YouTube./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 19 Janar 2018 13:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera