Kthehu lart

"Fustanin e fejesës e bleva në 'Gabi'.."Këngëtarja befason me beklaratën e saj

"Fustanin e fejesës e bleva në 'Gabi'.."Këngëtarja befason me beklaratën e saj GazetaExpress

Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Orgesa Zaimi ka qenë sot e ftuara e radhës e emisionit “Pasditja ime” në “RTSH1-HD”. 

Këngëtarja e muzikës live njihet gjithashtu edhe për stilin e saj unik dhe shumë të veçantë të të veshurit. Në studion e Eraldo Rexhos ajo ka sjellë disa nga veshjet e saj më të bukura skenike, por edhe ato të përditshmërisë.

Fustani që na ra në sy ishte ai i fejesës së saj. Orgesa ka treguar se ai është “vintage” dhe i punuar i gjithi me dorë. “Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, – ka rrëfyer Zaimi teksa ka treguar fustanin e kuq, të qendisur.

Sa i përket muzikës Orgesa ka treguar se këngës së festivalit “Ngrije zërin”, do t’i bëjë së shpejti edhe një videoklip. / revistawho.com


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 19 Janar 2018 23:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera