Kthehu lart

Floriana Garo ndan me miqtë çaste të lumtura nga pritja e ëmbël

Floriana Garo ndan me miqtë çaste të lumtura nga pritja e ëmbël GazetaExpress

​Floriana Garo, një nga emrat më të lakuar në median rozë është duke shijuar në maksimum shtazëninë e saj.

Moderatorja e njohur dhe ish Miss-i ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku tregon vetëm fytyrën. Ajo nuk e ka kumbur komunikimin me fansat e saj, por e ka rralluar në maksimum.

Tashmë bukuroshja shqiptare është në prag të lindjes.

Me aq sa ka treguar në foto duket se Floriana ka filluar të rrumbullakoset dhe fytyra e saj reflekton ëmbëlsi më shumë se ndonëjherë më parë.

Floriana dhe partneri i saj, avokati Enis Daci u fejuan disa muaj më parë dhe janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Menjëherë pas zyrtarizimit të marrëdhënies Floriana u zhvendos në Zvicër duke lënë të gjitha angazhimet e saj mediatike./Gazeta Express/ 



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 19 Janar 2018 19:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera