Kthehu lart

E konfirmon Blero, martohet në shtator me Afrona Dikën

E konfirmon Blero, martohet në shtator me Afrona Dikën GazetaExpress

Këngëtari Blerim Muharremaj, i njohur si Blero ka konfirmuar për Gazetën Express se do të martohet në muajin shtator me modelen Afrona Dika

Pas pothuajse 10 viteve kur ishte kurorëzuar për herë të parë me aktoren Teuta Krasniqi, pikërisht në muajin shtator dhe me të cilën ka edhe një vajzë, Blero pritet që të rikthehet në rendin e të martuarve në muajin e njëjtë.

“Mund ta konfirmoj se do të martohem në muajin shtator”, ka thënë për Gazetën Express, Blero.

Ai nuk ka dashur të specifikojë datë, por më shumë gjasë ajo do të jetë dita e fundit e verës 2019.

Blero ka disa vite që është në tregun e beqarëve derisa në lidhje me modelën Afrona Dika është që nga viti 2015.

Lidhja me Afronën kishte ardhur disa muaj pasi që ai i kishte dhënë fund martesës me Teutën, e cila tashmë është martuar me Adonis Morinën, një trajner fitnesi me të cilën ajo ka edhe një vajzë. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 21:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera