Kthehu lart

Dy javë pas humbjes së babait, Ajola Xoxa prek me dedikimin e saj

Dy javë pas humbjes së babait, Ajola Xoxa prek me dedikimin e saj GazetaExpress

Bashkëshortja e kryetarit Erion Veliaj , ka prekur ndjekësit e saj me postimin kushtuar humbjes së babait të saj. 

Arben Xoxa, publicisti i njohur i angazhuar në shtypin shqiptar, e atë të huaj u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Sot Ajola ka shprehur mes rrjeshtas mungesën e tij. 

"U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja."- shkruan Ajola krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar babanë e saj.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 12:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera