Kthehu lart

Denisa fiton edicionin e parë të MasterChef Junior!

Denisa fiton edicionin e parë të MasterChef Junior! GazetaExpress

Ka mbyllur siparin me fitoren e Denisës edicioni i parë i MasterChef Junior Albania

Në një mbrëmje të mbushur me emocione dy finalistët Denisa dhe Roelti shpalosën në kuzhinën e MasterChef talentin, krijimitarinë dhe pasionin për kuzhinën ndonëse në moshë të vogël. 

13-vjeçarja Denisa arriti të triumfojë me pjatat e saj, por edhe gatimet e Roeltit nuk kanë mbetur pas. Për shefat ka qenë një zgjedhje mjaft e vështirë mes të dyve. Të pranishëm në finale ishin gjithashtu edhe ish-konkurrentët e këtij edicioni si dhe familjarë dhe të afërm të finalistëve. 

Denisa fitoi kupën e MCH Junior Albania si dhe një udhëtim në Disneyland. Ndërkohë audicionet për sezonin e dytë të MCH Junior Albania kanë nisur dhe shumë fëmijë kanë shkruar për të qenë pjesë e kësaj gare të veçantë gatimi./Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Qershor 2018 22:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera