Kthehu lart

Cilat janë atletet e preferuara të këtyre VIP-ve dhe ku mund t'i gjeni ato? (Foto)

Cilat janë atletet e preferuara të këtyre VIP-ve dhe ku mund t'i gjeni ato? (Foto) GazetaExpress

Kultura e atleteve në qytetin e Prishtinës ka shpërthyer në kohët e fundit. Të rinjtë e Prishtinës janë gjithmonë e më shumë në hap me trendet e fundit të modës. Lajmi i mirë për ta është që këtë javë Prishtinës i shtohet një dyqan i specializuar për atlete: Buzz Sneaker Station.

Buzz është një destinacion që arrin të përmbush kërkesat e konsumatorëve më kërkues. Duke promovuar një kulturë urbane, Buzz për çdo sezonë ofron koleksione ekskluzive të Nike, Jordan Brand, Adidas, New Balance, Reebok, Converse, Puma dhe Asics.

Me një interier të veçantë, dhe një portofolio të gjerë të markave botërore, Buzz ka krijuar status të lartë në qytete si Zagreb, Shkup, Sofie dhe Bukuresht. 

Ndërsa këtë të Enjte, me 15 Shkurt, Prishtina vendoset në hartën e Buzz, me hapjen e pikës së parë në Albi Mall. Me pjesëmarrje në hapje ju do të përfitoni 20% zbritje në produktet më të kërkuara të momentit.

Ndjenja e ekskluzivitetit që e ofron Buzz, ka bërë që disa fytyra publike ti bashkohen kampanjës promovuese dhe të zbulojnë patikat e tyre të preferuara.
Nuk është çudi që patika e preferuar e MC Kreshës është Nike Air Force 1; tek e fundit njëri nga albumet e tij më të suksesshme mban po të njëjtin titull. Versionin 2018 të AF1 legjendare nga Nike, e frymëzuar nga basketbolli dhe e aprovuar nga MC Kresha, mund ta gjeni të Enjten në Buzz Sneaker Station.

DJ Gamble, emri skenik i të cilit sygjeron një stil të jetës mbushur me rreziqe, ka preferuar të sigurtën duke zgjedhur Nike Cortez si patikën e preferuar. Dj Gamble do të kujdeset për atmosferë në eventin e hapjes së Buzz, ndërsa patikat e tij do të jenë në shitje me 20% lirim.

 
Këngëtari i njohur Yll Limani ka bërë zgjedhjen më të guximshme! Ai preferon Nike Vapormax Plus, një model që ka debutuar në tregjet botërore para pak ditësh. Vapormax Plus është nje hibrid në mes VaporMax dhe Air Max Plus. E për ta blerë këtë model të veçantë, ju duhet të arrini herët në Albi Mall, pasi që janë vetëm 8 palë në dispozicion!

Ndërsa blogger-ja e mirënjohur, Rita Saraçi ka preferuar një tjetër klasike: Air Force 1 të bardha! Rita e di mirë që këto patika janë esenciale për çdo gardërobë dhe mund të kombinohen thuajse me çfarëdo veshje.

Nëse edhe ju keni një pasion të zjarrtë për patika, dhe i konsideroni ato si pjesë të rëndësishme të dukjes suaj, atëherë Buzz Sneaker Station është dyqani i duhur për ju.

Artikull i sponsorizuar

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 14 Shkurt 2018 13:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera