Kthehu lart

Çfarë i ka bërë bashkë dy çiftet e njohur shqiptarë?

Çfarë i ka bërë bashkë dy çiftet e njohur shqiptarë? GazetaExpress

Dihet tashmë që dy çiftet e njohur të show bizit shqiptar janë miq mes tyre.

Bëhet fjalë për këngëtarin Sinan Hoxha dhe bashkëshorten e tij, Andrra Destani si dhe aktorin e humorit Bes Kallaku dhe bashkëshorten Xhensila Myrtezaj.

Janë parë shpesh në raste festash si në dasmat e njëri tjetrit apo dhe në ditëlindjet, çka tregon se mes tyre ka një miqësi të fortë.

Të paktën kështu na kanë lënë të kuptojmë dy çiftet e njohur kjo pasi edhe darkat shpesh herë i kalojnë mes njëri tjetrin.

Dje ka qenë Sinani ai që ka postuar një foto me miqtë dhe bazhkëorten. “Një darkë me miqt tanë”- shkruan këngëtari shqiptar.

Nuk dihet nëse Sinani, Besi, Andrra e Xhensila janë mbledhur thjesht për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, apo kanë në plan ndonjë projekt të ri muzikor. Këtë pritet ta zbulojmë së shpejti. /Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Janar 2018 09:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera