Kthehu lart

Bëhuni gati! Alban Skënderaj do të tërësisht ndryshe këtë herë!

Bëhuni gati! Alban Skënderaj do të tërësisht ndryshe këtë herë! GazetaExpress

Alban Skënderaj që në fillimet e tij ka krijuar imazhin e këngëtarit romantik i cili bëri për vete publikun me balada të fuqishme si “Vetëm ty”, projekti i parë i cili e bëri të famshëm.

Megjithatë në kaq vite karrierë Albani ka treguar se di të jetë jo vetëm romantik por edhe këngëtar që i mbush plot club-et.

Publiku e renditi sërish në emrat e preferuar të muzikës shqiptare edhe pasi publikoi “24 orë”, “Duart Lart” e “Kam nevojë”.  Për të gjithë ata që e pëlqyen Albanin në stilin e ri, kemi një lajm të mirë. Këngëtari do të vijë në një bashkëpunim me Dj Oltin dhe reperin e njohur nga Kosova, Lyrical Son.

Blitz.al ka mësuar se kënga do të titullohet ’93 dhe i përket zhanrit “dance”.  Kënga flet për vitet ’90 , dashurinë mediatike të shqiptarëve në ato vite, për Italia 1 e Mediaset, për xhinset “Levis” dhe cigaret “President”.  Në pjesën e tij Lyrical Son përmend edhe Kosovën në ato vite. Kënga është punuar nga Dj Booky dhe Dj Olti. 

Albani gjithnjë e ka të garantuar vëmendjen dhe tendenca e tij për të ndryshuar stil, deri tani ka rezultuar e suksesshme. Kjo nuk është hera e parë që Albani bashkëpunon me një reper. Më herët ai ka sjellë projekte me Capital T, Elinel e Majk të cilat janë kthyer në hite.
/Blitz.al/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Shtator 2017 20:30
    Autori: GazetaExpress
    • Që një dekadë me motrat Kardashian

      Që një dekadë me motrat Kardashian 0

    Të tjera