Kthehu lart

Batoni ia "krisë tallavasë" me fiset indigjene në Amerikën Jugore

Batoni ia "krisë tallavasë" me fiset indigjene në Amerikën Jugore GazetaExpress

Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë ndërruar destinacionin e pushimeve këtë vit. Kësaj radhe ata nuk janë duke pushuar në Afrikë, por kanë zgjedhur Amerikën Jugore

Pasi që vitin e kaluar kishin shkuar në Afrikë, Baton Haxhiu dhe Blendi Fevziu kësaj radhe kanë zgjedhur që të vizitojnë Panamanë në Amerikën e Jugut, shkruan GazetaExpress.

E derisa nga ky vend ata kanë postuar foto interesante të vendeve antike, që janë të shumta dhe datojnë para se civilizimi perëndimorë të arrinte në këto vende, ka ardhur edhe një video interesante e Blendi Fevziut në InstaStory.

Në këtë video shihet Baton Haxhiu duke vallëzuar me një fis indigjen.

Por, derisa fisi indigjen vallëzonte në ritëm të valles së tyre, lëvizjet e Batonit ishin më shumë lëvizje të vallëzimit “tallava”, nuk ishte në ritmin e duhur. Ishte një vallëzim pak a shumë “tallava”, ashtu sikurse bëhen në Kosovë. /GazetaExpress/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 11 Mars 2019 23:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera