Kthehu lart

Astrit Mulaj i këndon bosit të krimit

Astrit Mulaj i këndon bosit të krimit GazetaExpress

Zvicra është vendi ku ai po jeton, por nuk i mungojnë as vizitat në vendlindje.

Këngëtari Astrit Mulaj, këto ditë ishte në trojet shqiptare për shkak se e ka xhiruar dhe ka promovuar këngën e tij më të re.

“Boss i Krimit”, quhet projekti më i ri i këngëtarit të cilin e ka publikuar këto ditë, por që po pëlqehet mjaft shumë.

Në këtë këngë flitet për dy shokë të cilët ishin rritur bashkë, por që njëri prej tyre është bërë ‘bos i krimit’.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj balade është përkujdesur Ilir Berani, ndërkaq për orkestrimin Ardian Kastrati.

Sipas burimeve të Gazetës Express, këngëtari nuk do t’ju mungojë aspak fansave të tij sa iu përket projekteve të reja, për shkak se ai menjëherë në muajin prill do ta publikojë një këngë tjetër por që do të jetë bashkëpunim.

Rikujtojmë se Astriti është njëri ndër këngëtarët që po kërkohet nëpër dasma dhe ahengje familjare. /GazetaExpress/.

Faleminderit ????
A post shared by ???????????????????????? ???????????????????? (@astritmulaj) on
    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 13 Mars 2018 17:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera