Kthehu lart

Adelina Tahiri prezanton vajzën 20-vjeçare të bashkëshortit nga martesa e parë

Adelina Tahiri prezanton vajzën 20-vjeçare të bashkëshortit nga martesa e parë GazetaExpress

​Përpos faktit që është më i vjetër në moshë, partneri i Adelina Tahirit, Serjoza Markov është përfolur edhe për martesën e parë, nga e cila ka një vajzë.

Në profilin zyrtar të vogëlushit Jon në Instagram, që besojmë se e menaxhon vetë Adelina, sot është publikuar një foto e motrës së Jonit.

Jana Markova është vajza e bashkëshortit të Adelinës, e cila me sa duket paska marrëdhënie të mira me familjen e re të të atit.

Ajo ka pozuar duke mbajtur në krahë të voglin Jon, i cili duket mjaft fotozhenik për kamerën.

Para martesës më këngëtaren shqiptare, Serjoza ka qenë edhe më parë i martuar.
Në një intervistë kohë më parë, Adelina ka treguar për raportet e mira që ka me vajzën 20-vjeçare të bashkëshortit.

“Burri im i ka gjitha të drejtat për vajzën e vet. Si çdo prind për vajzën e vet duhet ta dojë më së shumti në botë dhe unë jam iniciatore që kudo që shkojmë t’i blejmë dhurata, kemi respekt dhe marrëdhënie solide”, është shprehur Adelina. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 12 Mars 2019 17:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera