Kthehu lart

Zgjedhja e Katalonjës, në zemër të Europës

Zgjedhja e Katalonjës, në zemër të Europës Autori: Bernard Guetta GazetaExpress

Përtej referendumit katalan dhe manifestimit në Barcelonë, problemi është se shtetet europiane po dobësohen më shpejt se sa Bashkimi Europian po forcohet, dhe kjo krijon një vakuum shqetësues.

Europa e Bashkuar nuk inkurajon separatizmat, por Bashkimi Europian, dhe fuqia që institucionet e tij, rregullat e tij dhe politikat e tij kanë mbi shtetet që e përbëjnë atë, ofron një kornizë ideale për rilindjen e kombeve të harruara

Policia bashkiake e Barcelonës, katalanase, nuk ofron shifra të njëjta si prefektura, e cila përfaqëson shtetin spanjoll. Për policinë kishte një milion demonstrues. Ishin 350 mijë për prefekturën, por mbetet fakti se shumë njerëz shprehën mbështetjen e tyre për pavarësinë katalanase më 11 shtator në Barcelonë.

“Mirupafshim Spanjë”, thërrisnin protestuesit, në një procesion që formonte një X të madh, kryqin që do të donin të shikonin në fletët e votimit përbri fjalës “Po” më 1 tetor, ditën e referendumit për pavarësi, të organizuar nga autoritetet. Ende nuk e dimë nëse referendumi do të mbahet sepse qeveria spanjolle është kundër organizimit të tij dhe i ka mjetet për të imponuar vullnetin e saj.

Edhe në qoftë se votimi do të zhvillohet, nuk është e thënë që katalanasit do të zgjedhin divorcin, sepse sipas asaj që thonë sondazhet, 49 për qind do të votonin JO, dhe 41 për qind PO. Sidoqoftë indipendentizmi katalanas është shumë i fortë në rajon.

Arsyeja e parë për këtë fenomen, është se Katalonja ishte një vend i pavarur përpara se të bëhej spanjoll dhe mbetet një komb më modern, industrial, i pasur dhe evropian, se sa pjesa tjetër e Spanjës. Katalonja siguron 20 përqind të produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që 7.5 milionë katalanasit përbëjnë 17 për qind të popullsisë.

E madhe sa Belgjika, Katalonja ndjehet e aftë të fluturojë me krahët e vet. Arsyeja e dytë për fuqinë e këtij indipendentizmi, është prania e Bashkimit Evropian. Evropa e Bashkuar nuk inkurajon separatizmat, por Bashkimi Evropian, dhe fuqia që institucionet e tij, rregullat e tij dhe politikat e tij kanë mbi shtetet që e përbëjnë atë, ofron një kornizë ideale për rilindjen e kombeve të harruara.

Vlen kjo për Katalonjën, ashtu si për Skocinë, Flanders në Belgjikë, Korsikën në Francë dhe në një masë më të vogël veriun e Italisë, që ka shpikur një identitet kombëtar për të justifikuar thjesht një dëshirë për të mos ndarë pasurinë e vet me rajone të tjera më pak të zhvilluara.

Nga egoizmi rajonal, tek riafirmimi i një kulturës të vetën, aspiratat indipendentiste ushqehen  në Europë për shkaqe të ndryshme, të cilave u duhet shtuar dëshira për të qëndruar brenda BE-së, ose për t’u ndarë me projektin europian. Ne nuk e dimë nëse Britania e Madhe do të shkrihet, por e sigurt është se Brexit dobëson dukshëm njësitë e saj përbërëse, në masën që Skocia, ashtu sikurses Londra, nuk duan t’ia dijnë për këtë bashkëjetesë.

Përtej referendumit katalan dhe manifestimit në Barcelonë, problemi është se shtetet europiane po dobësohen më shpejt se sa Bashkimi Europian po forcohet, dhe kjo krijon një vakuum shqetësues. / France Inter – Bota.al

    Data: 13 Shtator 2017 11:03
    Autori: Bernard Guetta
    • Paralelizma ballkanike

      Paralelizma ballkanike 0

    Të tjera

    • Gjermania e re e Angela Merkelit

      Gjermania e re e Angela Merkelit 0

    • Edhe një rrëfim (fiktiv) për Zoran Vukotiqin

      Edhe një rrëfim (fiktiv) për Zoran Vukotiqin 0