Kthehu lart

Shqipërinë nuk e rrezikon kryeministri, por egoja e Edi Ramës!

Shqipërinë nuk e rrezikon kryeministri, por egoja e Edi Ramës! Autori: Enver Bytyci GazetaExpress

​Edi Rama ka një ego pa kufij, pa limite. Eshtë një përjashtim i species njerëzore, e cila përmbahet për shkak të disa parimeve. Edi Ramën e sundon egoja e tij çdo moment, sepse ai nuk ka asnjë parim. Egoja kujdeset vetëm për veteveten. Ndërsa njeriu dëshiron që të bashkëjetojë me mjedisin që e rrethon. Kësisoj egoja shfaqet si një shpirt inhumaniteti.

Në marsin e vitit të kaluar ndodhi protesta e kukësianëve! Atë ditë Edi Rama ishte në Vlorë. Erdhi me vrap në Tiranë dhe në deklaratën e parë bëri cubin! Denoncoi djegjen e katër kabinave dhe tha se ato kushtonin 15 milion dollarë amerikanë. (Katër kabina 2x1m – 15 milionë dollar?!) Arrestoi në mesnatë qytetarë të pafajshëm. E më në fund bëri gjithashtu viktimën. “Mund të kemi gabuar”! “Nuk jemi konsultuar”! “Na falni, njerëz jemi dhe gabojmë”!

Këtë ritual e vazhdoi sa herë ai u vu para akuzës së qytetarëve. Sidomos me studentët. Teknika e komunikimit me publikun nuk ndryshoi. Herë presion, herë tërheqje, herë tjetër diversion, po jo pak manipulim e thirrje të vazhdueshme për t’i përçarë ata! Ditën që u zhvillua protesta në Tiranë, më 16 shkurt, Edi Rama organizoi një antimiting me karrike dhe zyrtarë shteti në Vlorë. Pas kësaj u shfaq herë më arrogancë e herë si viktimë, me qëllim që ta shmangte efektin e kësaj proteste. Të njëjtën lëvizje bën gjithashtu këto ditët e pas 21 shkurtit.

Ky është Edi Rama. I paplotësuar në jetë sipas fantazisë së tij, i frustruar dhe cmirxhi për suksesin e tjerëve, i inatosur në kulm me dështimin dhe i mllefosur vazhdimisht me ata që Ia njohin veset, dështimet, prapësitë, Edi Rama nuk heq dorë nga fantasia e tij për t’u bërë i famshëm, i pasur e për të sunduar me forcë mizat e dheut e jo vetëm njerëzit! Ai ishte gati 30 vjeç kur blloku u shkatërrua dhe shihte me inat jetën e bllokmenëve byroistë, duke mallkkuar veten pse nuk ishte si ata. Në rininë e vet luajti basketboll. Por nuk u plotësua asnjëherë, sepse kishte shumë talente më të mëdha se vetja, ndërkohë që brenda subkoshiencës së tij zhvillohej xhelozia dhe egoja për të qenë me çdo kusht njëshi. Më tej nuk mundi të shquhet as si piktor. Dhe për të plotësuar veten, shfrytëzoi postin e kryeministrit të vinte një kosh basketbolli në zyrë dhe të zhgarraviste në tavolinën e punës kryeministrore. Thirri në ndihmë pushtetin, me qëllim që të marrë famën e talenteve, të cilat nuk mundi asnjëherë t’i arrinte.

Jeta e Edi Ramës, formimi i tij, ambicja, xhelozia, smira, e kanë bërë atë manipulator klasi, arrogant, aktor viktimizues në kërcënim, intrgant par excellent, mjeshtër i përçarjes dhe mashtrimit si dhe maestro në format këcënuese të frikësimit. Ne nuk kemi kryeministër Edi Ramën, por egon e Edi Ramës, atë që quhet subkoshienca e tij. Kështu që ne jemi bërë kavie eksperimentale në duart e tij. Laboratori i egos së Ramës bën kërkime shkencore të llojit: - Deri ku mund të durojnë shqiptarët, në çfarë temterature “u ngrihet atyre” dhe në cilin moment duhet Rama të bëjë një tërheqje mashtruese taktike.

Egoja në subkoshiencën e Ramës është e kushtëzuar nga edukimi dhe kultura që ka marrë. Uni i tij shfaqet sidomos përmes aktit të hakmarrjes. Diskursi politik i Edi Ramës dallon për agresivitet të tejskajshëm. Metoda e imponimit prepotent e me mendjemadhësi është tipar i shfaqjeve egoiste të pashembullta në politikën shqiptare. Modeli i reagimit të kryeministrit tonë si me kundëshshtarët politikë, me bashkëpunëtorët, me studentët me qytetarët në rrjetet sociale e në takime publike është modeli i një prepotenti shalatan, që vetëm një kryeministri e politikani nuk i shkon.
Në këtë kuptim mund të thuhet se opozita e qytetarët shqiptarë nuk përballen me Edi Ramën, por me subkoshiencën e Edi Ramës me Egon (unin) e tij. I frustruar nga një e shkuar e padëshirueshme për të, ai ka projektuar në kokën e tij një të ardhme me lavdi e pasuri të pafund. Lavdinë e sheh te pushteti, ndërsa pasurinë tashmë e ka pa hesap. Ikja nga pushteti ende pa i pastruar paratë e krimit e të korrupsionit e bën këtë pasuri variabël. Kësisoj ai ndjehet i kërcënuar. Tri herë u ndje gafil. Me kukësianët, me studentët dhe tani me dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës e protestat e mëdha qytetare. Në të tri rastet u xhindos, pastaj bëri sikur reflektoi për çitjanet, më pas përsëri shkoi te vetja dhe u xhindos, madje duke kërcënuar. Është kjo pikërisht ajo që në psikologji quhet luftë e egos për mbijetesë, ose përpjekje e saj për t’u mbrojtur e për t’u bërë akoma më e madhe. (Eckhart Tolle. Eine neue Erde (Beëustseinsprung anstelle von Selbstzerstoerung) Arkanna Verlag Muenchen, 2003, faqe 76)

Sipas Tolle egoistët kanë nevojë të përdorin fyerjet e etiketimet, si budalla, maskara, kurvë, idiot, madje me egërsi dhe përmes çirrjeve, me qëllim që të shfryjnë dufin e tyre kundër të tjerëve. Përmes këtyre metodave njerëzit egoistë ndjehen triumfatorë dhe lumturohen kur denigrojnë të tjerët! Kjo karakteristikë është dhe mbetet tipari dalluies i egoistit Edi Rama! Kësisoj ai i ka ndërtuar raportet e tij me të gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare, madje dhe ato me Kosovën. Kur bën “të pafajshmin” deklarohet se “Ky jam unë. Reagoj si të më vijë”! Në fakt edhe kur kërcet dhëmbët, kur harton projektet e vjedhjeve të mëdha, kur ideoi kanabizimin e vendit, kur liron banditët nga burgjet, kur jep fletë-porosinë e kokainës kolumbiane në tailerin e bananeve, kur urdhëron blerjen dhe vjedhjen e votave, kur projekton institucione të kapura nga krimi dhe kriminelët, atij “I vjen ashtu të reagojë”! E në këto raste ai nuk është kryeministri i vendit, është egoja e Edi Ramës.

Edi Rama ka një ego pa kufij, pa limite. Eshtë një përjashtim i species njerëzore, e cila përmbahet për shkak të disa parimeve. Edi Ramën e sundon egoja e tij çdo moment, sepse ai nuk ka asnjë parim. Egoja kujdeset vetëm për veteveten. Ndërsa njeriu dëshiron që të bashkëjetojë me mjedisin që e rrethon. Kësisoj egoja shfaqet si një shpirt inhumaniteti. Njeriu shquhet për shpirtin njerëzor. Inhummaniteti i egos së Edi Ramës në qeverisjen e Tiranës dhe të Shqipërisë është i pashembullt. Përveçse me bashkëpunëtorët e tij të implikuar me krimin, si Tahiri, Ndoka, Frroku, Lloshi, Dako, Gjiknuri, egoja e Edi Ramës nuk ndjen për askënd tjetër. Egoja e tij prodhon në çdo fjalë të komunikimit energjinë më negative të mundshme. Për pasojë njerëzit e humbën shpresën te kryeministri që që u premtoi “parajsën”. Në këto vite kanë ikur gati 500 mijë. Dhe 70 % e shqiptarëve duan të ikin nga ky vend. Mijëra kryefamiljarë u dënuan nga egoja e kryeministrit me burg për 20 euro energji të papaguar, ndërsa 5 milionët e shpërblyen Elisën me postin e ministres! Shumë prej tyre u vetëvranë, sepse nuk e duruan egon e Edi Ramës, fyerjen e tij.

Prej këtej shkojmë te ajo që Eckhart Tolle e quan ego patologjike. Se Edi Rama vuan nga sëmundja e egos patologjike, nëse i referohemi përcaktimeve të Tolle, kjo nuk ka më asnjë dyshim. Sipas psikologut të shquar, egoja patologjike shfaqet në formën e gënjeshtrës, me të cilën njeriu kërkon të vlerësohet. Në fakt kryeministri ynë thjesht vetëvlerësohet. Ego e shtyn atë që gjithnjë të ketë e të jetë më shumë. Në mungesë të aftësive e të realizimeve ky kryeministër u vu në kërkim të imazhit, vendosi standardin e gënjeshtrës në vend të suksesit! Suksesin imagjinar ai e gjeti te fantasia ose te një realitet fiktiv. Ne e kemi parë sesi na shfaqet me paraqitje bombastike e vetëlavdëruese për suksese imagjinare të shfaqura në ekrane si projekte e që shiten si vepra të tij. Ne e shohim Edi Ramën si fiksohet te vetëvetja.

Trajtimi i vetëvetes si askush tjetër në historinë e pluralizmit e madje të shtetit shqiptar ka bërë që Edi Rama të shfaqet më shumë si i sëmurë mendor, sesa njeri normal. Këtë lloj fenomeni Eckhart Tolle e quan skicofreni, ose paranojë për shkak të bartjes së tepruar të egos. (Libër i cituar më lart faqe 139). Sipas Tolle, elementët e kësaj skicofrenie janë mendjemadhësia, ndjenja e frikës, bindja se persona ose grupe të caktuara bëjnë komplot, për pasojë vendosja e kontrollit personal mbi gjthçka e mbi këdo. Dhe ja një shembull I freskët: - Kryeministri deklarohej para dy ditësh se “Berisha është penduar që nuk e ka likuiduar atë kur ishte në opozitë”! I deklarohej kësisoj një media italiane, ndërkohë që para disa javësh thoshte se “divergjencat e brendshme nuk i proklamoj jashtë vendit”! Kjo dëshmon për haluçinacione të tejskajshme, paranoja të shfrenuara dhe frikën e komplotit, karakteristika këto për diktatorët e sidomos për ish-diktatorin shqiptar, Hoxha!

Si përfundim mund të thuhet se Shqipërinë nuk e rrezikon kryeministri, por Edi Rama, subkoshienca e tij, egoja e tij, sipas të cilit të gjithë tjerët janë mace të zeza dhe shtriga, vetëm ai është “më i miri”, ndërkohë që njerëzit shohin të kundërtën. Kështu raporti me të drejtën dhe të padrejtën trajtohet nga Edi Rama pa vënë në funksion logjikën, ligjin, balancën dhe ekuilibrin njerëzor të sjelljes kolektive.

Fatmirësisht vërehet se egoja e Edi Ramës ende nuk është shndërruar në një ego kolektive, çka në një vend si yni, kjo do të krijonte shumë probleme. Në të vërtetë ai ka bërë e bën të gjitha përpjekjet që ta përçajë shoqërinë shqiptare, që ndjekësit e tij të ushqehen me paranojën e armikut të brendshëm. Nëse do ta arrinte këtë, përballja e sotme e opozitës me Edi Ramën mund ta çonte vendin në luftë civile. Fatmirësisht ka ende shpresa. Por opozita dhe shoqëria shqiptare duhet të mbajnë parasysh faktin se përballë tyre nuk kanë kryeministrin e Shqipërisë, ata përballen me egon deri në skicofreni të Edi Ramës. Prandaj kreu i ekzekutivit shqiptar është dhe mbetet i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm.
Tiranë, më 23.02.2019

    Data: 24 Shkurt 2019 16:13
    Autori: Enver Bytyci

    Të tjera