Kthehu lart

FESTOJMË PAVARËSINË, KUJTOJMË ATIN THEMELTAR TË SHTETIT, QËNDRESTARËT

FESTOJMË PAVARËSINË, KUJTOJMË ATIN THEMELTAR TË SHTETIT, QËNDRESTARËT Autori: Muhamet Hamiti GazetaExpress

Në këtë ditë feste, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë me zemër e me emër të gjithë qëndrestarët, të gjallë e të vdekur, të gjithë luftëtarët për liri, demokraci e pavarësi të vendit tonë të dashur.

Sjellim në mend para të gjithëve Atin Themeltar të shtetit, Presidentin historik Ibrahim Rugova. 

Ideja është e para. 

Rugova udhëhoqi popullin në rrugën e pavarësisë me përkushtim e devocion besimtari, në ballafaqim me skeptikë, me miq e armiq, qoftë pse s’e donin, qoftë se nuk u dukej realist synimi i pavarësisë. 

Ibrahim Rugova ishte idealist realist, një nacionalist i kulturuar. 

Lufta e tij politike, rezistenca aktive paqësore e popullit, Republika e parë e Kosovës, shtruan rrugën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me luftë, mbasiqë Perëndimi u bind për drejtësinë e çështjes dhe për përkushtimin e shqiptarëve për luftë të pabarabartë me okupatorin në gjakimin e tyre për liri, demokraci e pavarësi. 

Për jetë të mëvetësishme e të dinjitetshme në trojet e veta.

Shteti është i pari. Kosova është e para!

Edhe një herë: gëzuar Dita e Pavarësisë së Kosovës! Ta festojmë sot e mot arritjen më të madhe të popullit të Kosovës! 

(Post scriptum: pushteti është kalimtar. Për qeverisjen e keqe, për rrezikuesit e shtetit e të tërësisë së tij tokësore, për cenet e shoqërisë sonë, për kompromiset me të keqen, herë të tjera. Jo në këtë ditë feste.)

    Data: 17 Shkurt 2019 12:43
    Autori: Muhamet Hamiti

    Të tjera