10
*
° °

Në fundjavë mot i ndryshueshëm, me shi dhe diell

8.09.2017 - Nga Atlantiku kanë filluar të depërtojnë mbi Mesdhe fusha të presionit të ulët, të cilat gjatë ditëve të fundjavës do të sjellin mot të ndryshueshëm, me shi dhe intervale me diell.

Të shtunën pritet të mbajë mot jo aq i ngrohtë, me vransira dhe reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullimë.  Ndërkaq ditën e diel dhe të hënë, pritet përmirësim i motit me kthjellime dhe më ngrohtë.

Nga dita e hënë një vorbull ciklonike nga Atlantiku, do të depërtojë mbi Itali dhe veri të rajonit tonë, ku gjatë ditës së martë do të sjellë kushte për reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e mërkurë do të mbajë mot më i freskët, kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu..
Temperaturat e ajrit pas një rënie të lehtë ditën e shtunë, me maksimale deri në 22C, të dielen dhe të hënën do të rriten mbi vlera mesatare në 28C deri 30C.  Ditën e mërkurë pritet të zbresin deri në 20C.  Ndërkaq minimalet gjatë kësaj periudhe do të sillen nga 11C deri në 15C.  
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi-juglindja 3-14m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale.