10
*
° °

Muaji qershor fillon me mot të nxehtë, në fundjavë shtrëngata me shi

31.05.2018 - Zona jostabile do të shtrihen në ditët e fundjavës, nga Europa qëndrore dhe përgjatë rajonit tonë, që do të sjellin kushte për zhvillime të shtrëngatave kryesisht orëve të pasdites, përderisa vala e të nxehtit nga Afrika veriore, që ka kapluar pjesët qëndrore dhe lindore të kontinentit europian, do të vazhdoj të mbaj temeperaturat mbi vlera mesatare.

1.06 - Mot i nxehtë, kryesisht me diell.
2.06-3.06 - Të shtunën paradite kryesisht me diell, gjatë ditës vransirat do të shtohen, e më vonë priten zhvillime të shtrëngatave me shi.  Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët, e pasdite me shtrëngata të shpërndara me shi.
4.06 - Mot pjesërisht i vranët, e pasdite me zhvillime të shtrëngatave me shi.
5.06 - Mot kryesisht me vransira.  Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, edhepse do të pësojnë një rënie të lehtë.  Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 25C deri në 29C.
Do të fryejë erë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.