10
*
° °

Gjatë javës përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave

16.07.2017 - Gjatë javës në vijim, mbi vendin tonë do të shtrihen fusha më stabile të presionit të lartë, që do të sjellin përmirësim të motit, ndërsa nga Mesdheu masat e ngrohta ajrore do të sjellin rritje të temperaturave rreth vlerave mesatare.

Të hënën do të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Paradite vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu.  Nga dita e martë do të mbajë mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell, e nga dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell.  Të enjten pasdite vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare.  Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale do të rriten nga 22C, të hënën, deri në 32C, të premten.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.