10
*
° °

Fundjava me mot më të freskët, mundësi edhe për riga shiu

14.07.2017 - Pas kalimit të frontit të ftohtë gjatë ditës së enjte, që filloj të zbres temperaturat më afër vlerave mesatare, ditëve të fundjavës mbi rajon do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, por në të njëjtën kohë mbi rajon do të shtrihet një lug barik që do të sjellë edhe mundësi për riga lokale shiu, por edhe bubullima.

Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.  Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe riga lokale shiu.  Të dielen do të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu, të shoqërura edhe me bubullima.

Në fillim të javës së ardhshme vransirat gradualisht do të shpërndahen, të hënën paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të zbresin dukshëm nën vlera mesatare, e më pas do të rriten. Minimalet do të sillen nga 10C deri në 17C, e maksimalet do të zbresin nga 28C deri në 19C, të dielen, e nga e hëna do të rriten në 22C, deri në 30C, të mërkurën.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.