10
*
° °

Ditëve të fundit të muajit maj, më ngrohtë, me intervale më të gjata me diell

27.05.2018 - Fusha më stabile të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, ditëve të ardhshme do të zhvendosen në lindje nga Europa qëndrore dhe rajoni ynë. Ditëve të fundit të muajit të maj, pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Në disa pjesë qëndrore të kontinenit do të ketë temperatura verore, si në verilindje të Gjermanisë, ku maksimalet parashihet të ngrihen në 32C-33C.

28.05 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.  Pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
29.05-30.05 - Mot i ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.
31.05-1.06 - Mot me vransira dhe intervale me diell.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Edhe në ditët në vijim temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C.
Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja 2-3m/s, e nga mesi i javës erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do zbres nën vlera normale.