Kthehu lart

Truket e magjisë e mbajtën Algjerinë një koloni franceze

Truket e magjisë e mbajtën Algjerinë një koloni franceze GazetaExpress

Seria: Gënjeshtrat që ndryshuan botën

Në vitin 1856, Algjeria ndodhej në prag të rebelimit. Disa burra që merreshin me rite magjike, dhe që njiheshin si marabutë, kishin bindur të tjerët se kishin vërtet fuqi magjike. Natyrisht, publiku algjerian ishte i gatshëm të dëgjonte çdo gjë që thoshte një magjistar.

Ndaj, francezët ishin të kujdesshëm ndaj ndikimit që kishin këta njerëz. Kur marabutët, thanë se Algjeria duhet të rebelohet kundër kolonizatorëve të saj, autoritetet në Francë u tërbuan.

Për të zhdukur çdo gjurmë të idesë së një revolte të armatosur, francezët duhej të bindnin popullatën se marabutët ishin mashtrues.

Napoleoni III, dërgoi në Algjeri magjistarin më të madh të Francës, dhe babanë e magjisë moderne, Zhan Eugjen Robert-Hudin.Truket e Robert-Houdinit ishin shumë të thjeshta, si truku i nxjerrjes së një zogu nga një kapelë, por algjerianët mbetën gjithsesi të habitur.

Duke përdorur elektromagnetet, ai mundësoi fiksimin në tokë të një kutie të lehtë. Marabutët u bënë qersharakë, kur nuk mundën ta lëviznin atë kuti. Robert-Hudin e fiku elektromagnetin dhe nuk e ngriti kutinë pa problem. Hudin i shkaktoi gjithashtu shkundje të vogla elektrike në dorë.

Kur një banor vendas u zemërua dhe e sfidoi atë në një duel, Robert-Hudin pranoi. Të nesërmen në mëngjes, ai “kapi” plumbin me dhëmbët e tij. Ky truk, tregoi se ai ishte magjistari më i mirë në vend, dhe marabutët u diskredituan. Algjeria nuk do të arrinte të shpallte pavarësinë për më shumë se një shekull. / bota.al

    Data: 01 Mars 2019 02:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera