Kthehu lart

Një objekt misterioz paraqitet në qiellin e ShBA-ve

Një objekt misterioz paraqitet në qiellin e ShBA-ve GazetaExpress

Një filmim i frikshëm tregon një unazë të zezë që fluturon në qiell mbi fushat me dëborë në Montana të ShBA-ve.

Fenomeni i habitshëm u kap nga fermerët pasi ushqyen bagëtinë në fermën e tyre, transmeton lajmi.net.

Mjeti fluturues qëndron në ajër për disa minuta para se të çahet në mes dhe të zhduket.

Fermerët thanë se mund të ishte ndonjë vizitë e papritur e alienëve në planetin tonë.

Unaza ishte në fakt e shkaktuar nga djegia e naftës bruto në një zonë të afërt të naftës.

Kushtet e ditës, ajri i ftohtë dhe të qetë, do të nënkuptonte që tymi i ngrohtë të qëndronte i paprekur në një unazë pasi u ngrit në qiell para se të shkatërrohej përfundimisht. Të paktën, ky është shpjegimi që kishin ofruar ekspertët.

    Data: 06 Mars 2019 02:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera